Skip links

Jemi në kërkim të bashkëpunëtorëve!

Të nderuar Partnerë,

Ne kërkojmë bashkëpunëtorë me vlera si ju që mund të sjellin më të mirën në punën tonë me kompani mbarë botërore si WINDTRE Italy. Kjo letër është për të prezantuar dhe për të kërkuar një partneritet me organizatën tuaj.

Promarketing është pjesë e Gjonaj Group Holdings, grup biznesi i pranishëm me kompani në 13 vende të botës në fushat e telekomunikacionit, shitjes dhe prodhimit të energjisë, marketingut (shërbimeve digjitale të biznesit), pasurive të patundshme dhe mikpritjes, dhe eksportit me shumicë. Një ekip dinamik profesionistësh të biznesit që menaxhojnë kompanitë e grupit   ka krijuar bashkëpunim afatgjatë me kompanitë globale në më shumë se 50 vende, si pjesë e  operacioneve të vazhdueshme në rajone të ndryshme të botës.

Promarketing është konsoliduar si një lider shqiptar në shërbimet e biznesit digjital, duke ndërthurur më të mirën e teknologjisë së përparuar me empatinë njerëzore BPO. Themeluar në shtator 2011, Promarketing përfshin shërbime të shumta. Qëllimi kryesor është shkurtimi i kostove, lirimi i kohës dhe përqendrimi në aspektet thelbësore të biznesit. I vendosur midis Shqipërisë dhe Italisë për të siguruar më të mirën për nevojat e klientëve, Promarketing si një nga lojtarët më kryesorë, bashkëpunon me Vodafone dhe Windtre Italy dhe ka më shumë se 300 punonjës.

Ju lutemi të na kontaktoni në një nga mënyrat e mëposhtme më të përshtatshme për ju:

  • Hidhuni një sy shërbimeve tona në faqen zyrtare, www.promarketingal.com
  • Na njoftoni nëse dëshironi që t’ju vizitojmë.
  • Ju mirëpresim në zyrat tona për të folur për bashkëpunime të mundshme.
  • Na kontaktoni për të zhvilluar një mbledhje online rreth mënyrës së punës nënkontraktuese.

Ne jemi gati të krijojmë mundësi pune, mentorime dhe ture të industrisë.

Ju lutemi na telefononi (+355697096907) ose na shkruani ([email protected]) për më shumë informacion.

Me respekt,

Leave a comment

This website uses cookies to improve your web experience.