ProMarketing team at work

RRETH NESH

ProMarketing është pjesë e Gjonaj Group Holdings, së bashku me INFOTelecom, EnerTrade, Probroker, Albsolar, ETMT, Digicom, Mactal Corp., Macom dhe Lake Drive. Gjonaj Holdings renditet si grupi i pestë më i madh i biznesit në Shqipëri.

Duke operuar në sektorin e Business Process Outsourcing, PROMARKETING u ofron klientëve një gamë moderne shërbimesh si: Inbound & Outbound Digital Contact Center, Back Office dhe Help Desk.

PROMARKETING përmbush të gjitha nevojat në marketing, komunikim dhe asistencë: nga rritja e kënaqësisë së klientit të telemarketingut, nga studimet e tregut te zgjidhja e problemeve software/hardware të përdoruesve, nga menaxhimi i CUP te asistenca përmes chat-it, arkivimit dokumentar e digjital, si dhe menaxhimi i databazave. Të gjitha shërbimet ofrohen në disa gjuhë dhe në orare të veçanta, përfshirë këtu natën dhe ditët festive. Kompania karakterizohet nga fleksibilitet i lartë, përshtatshmëri ndaj ndryshimeve të tregut, analizë e detajuar e proceseve dhe fokus i vazhdueshëm në kërkesat dhe standardet e klientit.

Our mission
Misioni Ynë

PROMARKETING u konceptua dhe u organizua me synimin për t'u bërë një nga kompanitë më të rëndësishme në sektorin BPO në Shqipëri. E themeluar në shtator, 2011 me zyrën e parë në Tiranë, kompania ka dëshmuar rritje të qëndrueshme në burime dhe asete, duke u konsoliduar si kompani ndërkombëtare. Aktualisht, kompania është një nga partnerët më të rëndësishëm dhe ekskluzivë të WindTRE SPA.

Në PROMARKETING besojmë se kultura pozitive e kompanisë është thelbësore për suksesin tonë. Ne inkurajojmë: aktivitete team-building, trajnime profesionale, zhvillim të vazhdueshëm profesional, ekuilibër të shëndetshëm mes jetës dhe punës. Krenohemi që ofrojmë një ambient pune pozitiv dhe motivues për ekipin tonë. Bashkëpunimi, shkëmbimi i ideve dhe inovacioni janë baza e suksesit tonë të përditshëm. Ekipi ynë i talentuar dhe i përkushtuar është forca kryesore që e çon kompaninë drejt arritjeve të reja.

Our vision
Vizioni Ynë