Skip links

Drejtuesja e PROMARKETING Albania merr pjesë në pritjen festive me rastin e 4 Korrikut, organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë

Drejtuesja e PROMARKETING Albania, znj. Fationa Gjonaj e shoqëruar nga Kryetari i Bordit Drejtues të Gjonaj Group Holdings (GGH), z. Marin Gjonaj, mori pjesë si e ftuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham), në takimin festiv me rastin e 4 Korrikut – Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Ata u pritën në këtë festë nga Presidenti i AmCham z. Grant Van Cleve dhe Drejtori Ekzekutiv z. Neritan Mullaj. Gjatë bisedës, kreu i GGH i përgëzoi drejtuesit më të lartë të AmCham për punën e bërë në të mirë të komunitetit të biznesit në vendin tonë dhe i siguroi ata për mbështetjen e plotë nga ana e grupit të biznesit që drejton.

Në vijim, z. Gjonaj dhe znj. Gjonaj u takuan dhe biseduan me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, z. David Wisner, si dhe drejtues të tjerë në Ambasadën e SHBA që mbulojnë fushën e biznesit. Ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për tu takuar dhe biseduar me drejtues të bizneseve dhe korporatave në vendin tonë.

Leave a comment

This website uses cookies to improve your web experience.