Promarketing merr Çmimin e Cilësisë dhe Sigurisë nga WindTre në Itali
Promarketing Albania & Italia, pjesë e Gjonaj Group Holdings, ka marrë në Firence të Italisë “Çmimin e Cilësisë dhe Sigurisë (General Data Protection Regulation – GDPR) nga korporata italiane WindTre. Ceremonia është zhvilluar në Viola Park, një ndër impiantet më të rëndësishëm në Itali dhe Europë për nga ana e investimit, dhe ku përgatitet skuadra e suksesshme e futbollit në Serie A, Fiorentina. Në këtë mënyrë, vlerësohet maksimalisht puna dhe kujdesi i Promarketing ndaj sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara në tregun ndërkombëtar.
Çmimi u tërhoq nga Drejtoresha Ekzekutive e Promarketing, Fationa Gjonaj, e ftuar në këtë event. “Faleminderit për këtë vlerësim që i bëhet punës sonë. Ne, në Promarketing, i kemi dhënë rëndësi të vazhdueshme zhvillimit të punonjësve tanë. Kjo na ka ndihmuar që të ndërtojmë e të garantojmë procesin përmes kulturës organizative, sigurisë dhe cilësisë në tërësi. Kjo sjell një vlerë të dukshme që zbatohet përditë në punën tonë” tha ndër të tjera Znj. Gjonaj në fjalën e saj në ceremoni. Ky çmim vlerëson maksimalisht punën e Promarketing në implementimin e shërbimeve të sigurisë për klientin dhe rëndësinë parësore që kompania i jep mbrojtjes së të dhënave të tij kur lidhet me sistemet Wifi në vende të pasigurta, mbrojtjen nga spam, mbrojtjen e të dhënave personale, etj. GDPR është një standard sigurie i Bashkimit Europian.
Ky forum biznesi konsiderohet një ndër më të rëndësishmit për kanalin e Shitjeve Digjitale (Digital Sales) dhe ishin të ftuar sipërmarrësit më të në zë të sektorit, kompani partnere të WindTre, siç është edhe Promarketing. Mes të tjerash, në këtë event u diskutua rëndësia e marrëdhënieve të konsoliduara, ndërtuar mes kompanive.
Eventi jo më kot titulloj “Beyond Your Limits” (Tej Kufijve të Tu) sepse u diskutuan edhe projektet në vijim për vitin 2025. Drejtori i Operacioneve në WindTre Maurizio Sedita (COO) prezantoi për të ftuarit planet e investimeve në kompanisë në Itali. Znj. Gjonaj zhvilloi takime dhe bisedoi për ecurinë e bashkëpunimit dhe planet për të ardhmen me drejtuesit më të lartë të WindTre.





