
Promarketing, në një hap me teknologjinë dhe pritshmëritë e klientëve
Intervistë me Fationa Gjonaj, Drejtore Ekzekutive e Promarketing Albania & Italia
Znj. Gjonaj, së fundmi Promarkting u vlerësua nga WindTre në Itali me “Çmimin e Cilësisë dhe Sigurisë (General Data Protection Regulation – GDPR). Ç’do të thotë ky çmim për kompaninë që drejtoni?
Është një vlerësim i madh dhe i merituar për Promarketing Çmimi i Cilësisë dhe Sigurisë nga korporata e suksesshme italiane WindTre. Pata kënaqësinë të jem e ftuar në Viola Park, një kompleks madhështor i skuadrës së Fiorentinës në Firence. Ky çmim konfirmon standardet më të larta që Promarketing ka aplikuar prej vitesh. Vlerësimi vjen për faktin që kompania jonë, aplikon praktikat e sigurisë dhe standardet e Bashkimit Evropian, në fushën e mbledhjes, ruajtjes dhe përdorimit të të dhënave të klientëve tanë. Ne japim shërbime për korporatat italiane dhe WindTre është një ndër partnerët tanë kryesorë në shtetin fqinjë. Pra, marrëdhënia jonë është e ndërtuar në dy plane: me bizneset me të cilat bashkëpunojmë (B2B), dhe me klientët italianë, qytetarë nga e gjithë republika dhe familjet e tyre.
Promarketing ka bërë investime në teknologji dhe burime njerëzore si dhe aplikon trajnimet më të fundit për stafin, me qëllim aplikimin e GDPR (General Data Protection Regulation) një standard super i rëndësishëm i Bashkimit Evropian.


Cilat janë prioritetet e punës së Promarketing në tregun ndërkombëtar?
Promarketing operon në fushën e biznesit italian dhe atë shqiptar që prej vitit 2011. Kemi ofruar dhe ofrojmë shërbime të shitjeve dhe marketingut digjital në Itali dhe Shqipëri. Qendra jonë është në Tiranë, ndërkohë që kemi edhe përfaqësinë tonë në Romë. Në këta 15 vite, kemi punuar përditë me përkushtim për të sjellë më të mirën për klientët tanë, me seriozitet dhe profesionalizëm. Jemi ndër kompanitë e para shqiptare që kanë dhënë shërbime ndërkombëtare dhe janë shtrirë me struktura në vendet fqinje.
Promarketing ofron shërbimet më të fundit të shitjeve dhe marketingut digjital. Kemi një skuadër fantastike që përherë ka një qëllim: të sjellë vlerë në jetën e qytetarëve. Ne kemi si prioritet zgjerimin e shërbimeve tona. Kemi punuar në fushën e telekomunikacionit, e tashmë punojmë edhe në fushën e energjisë dhe mbetemi të hapur për tu shtrirë edhe në fusha të tjera.



Çfarë bën Promarketing për të motivuar punonjësit në kohën e teknologjisë?
Punonjësit tanë janë aseti më i madh. Ne ecim me parimin e Richard Branson, i cili thotë se “punonjësi është mbreti”. Nëse ata janë të kënaqur, është e sigurt që edhe klientët do të mbeten të kënaqur nga shërbimi.
Jemi të lumtur që operojmë në Shqipëri dhe u japim mundësi punësimi të rinjve shqiptarë, të cilët marrin kështu eksperiencë të vyer për të punuar në tregun ndërkombëtar. Do të vijojmë ta bëjmë këtë gjë duke ndihmuar kështu edhe ekononinë shqiptare.
Në Promarketing kemi ndërtuar një klimë fantastike që e motivon punonjësin dhe siguron ardhjen përditë me kënaqësi në punë. I motivojmë punonjësit tanë më të mirë çdo muaj, si dhe kemi

Cilat mendoni se janë sfidat e të ardhmes në fushën shitjeve dhe marketingut digjital?
Si të gjitha kompanitë sot në botë edhe ne kemi një detyrë të padiskutueshme: Të gjithë duhet të adaptohemi me teknologjinë. Pra, duhet ta ndjekim dhe ta njohim atë, dhe të investojmë në teknologji. Sektori ynë ka edhe sfidën që duhet të edukojë klientin për përdorimin e teknologjisë.
Ne e shohim teknologjinë si aleatin tonë pasi që në ditët e para, në vitin 2011, kemi qenë pionierë të përdorimit të teknologjisë në shërbimet tona. Ne po investojmë në teknologji dhe shumë shpejt edhe në inteligjencën artificiale (AI). Kemi mbështetjen e Gjonaj Group Holdings, një ndër më të suksesshmit në Ballkan në fushën e telekomunikacionit, energjisë dhe shërbimeve të tjera, dhe i pesti në Shqipëri.
Një thirrje kam për të rinjtë e talentuar që flasin gjuhë të huaja, veçanërisht gjuhën italiane dhe atë angleze, që t’i bashkohen Promarketing. Jam i sigurt që do kenë një karrierë të shkëlqyer në shitjet dhe marketingut digjital.
Intervistoi: Alban Tartari