Gjonaj Group Holdings al Forum Internazionale IMEC a Trieste, Italia
Gjonaj Group Holdings ha partecipato al forum internazionale “Sviluppare una prospettiva indo-mediterranea attraverso la rete IMEC” (Developing an Indo-Mediterranean Perspective through the IMEC Network), tenutosi a Trieste, in Italia, su invito del Ministero degli Affari Esteri e della Cooperazione Internazionale della Repubblica Italiana.
Questo forum di alto livello ha riunito rappresentanti istituzionali e leader aziendali provenienti dall’Europa, dalla regione mediterranea, dall’India, dal Medio Oriente e dagli Stati Uniti, con un focus sullo sviluppo e l’implementazione del corridoio strategico India–Medio Oriente–Europa (IMEC). Gjonaj Group ha espresso il proprio interesse per investimenti concreti nel settore dell’energia solare pulita, sia direttamente sia in collaborazione con partner italiani.
I partecipanti sono stati accolti dall’On. Antonio Tajani, Vicepresidente del Consiglio e Ministro degli Affari Esteri dell’Italia. Il forum ha incluso importanti discussioni a livello istituzionale e panel dedicati all’energia, alla connettività digitale e allo sviluppo delle infrastrutture, sottolineando il ruolo chiave dell’IMEC nel ridefinire le reti globali di commercio e logistica.
Il dirigente senior di Gjonaj Group Holdings, Sig. Gentian Jahja, ha tenuto incontri con rappresentanti di alto livello dell’industria e delle istituzioni internazionali, durante i quali sono stati presentati i progetti energetici del Gruppo e il relativo interesse per ulteriori investimenti. Tra i più rilevanti si segnalano gli incontri con il Sig. Hugo Yon, Vice Assistente del Segretario presso il Dipartimento di Stato degli Stati Uniti (Ufficio per l’Economia, l’Energia e il Business); il Sig. Marco Consalvo, Presidente del Trieste Marine Terminal; il Sig. Andrea Fischetti, Coordinatore IMEC presso il Ministero degli Affari Esteri italiano; il Sig. Zoran Dimitrevski, Vice Ministro degli Affari Esteri della Macedonia del Nord; il Sig. Ahmed Shash, diplomatico del Ministero degli Affari Esteri egiziano; il Sig. Afaq Hussain, esperto in materia di corridoi economici internazionali e cooperazione interregionale. Inoltre, si sono svolti incontri con rappresentanti dell’Università di Denver, dell’Atlantic Council, della International Chamber of Shipping e di The Levant Express.
La partecipazione a questo evento rientra nella strategia di Gjonaj Group Holdings volta a rafforzare ulteriormente la propria presenza sulla scena internazionale e a costruire partnership sostenibili, in particolare nel settore energetico con partner italiani e internazionali, ma anche nel campo delle telecomunicazioni. Gjonaj Group ha investimenti in Italia attraverso tre società: INFOTelecom, Ener Trade e Promarketing.
Gjonaj Group Holdings ringrazia l’Ambasciata d’Italia a Tirana e il Ministero degli Affari Esteri e della Cooperazione Internazionale della Repubblica Italiana per l’invito e l’organizzazione di questo importante evento, nonché tutti i partner e interlocutori per le discussioni produttive e stimolanti.
~
Gjonaj Group Holdings në Forumin Ndërkombëtar IMEC në Trieste, Itali
Gjonaj Group Holdings mori pjesë në forumin ndërkombëtar “Zvillimi i një Perspektive Indo-Mesdhetare përmes Rrjetit IMEC”, (Developing an Indo-Mediterranean Perspective through the IMEC Network), në Trieste të Italsë, me ftesë nga Ministria e Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane. Ky forum i nivelit të lartë mblodhi përfaqësues institucionalë dhe drejtues biznesi nga Evropa, rajoni i Mesdheut, India, Lindja e Mesme dhe Shtetet e Bashkuara, me fokus zhvillimin dhe zbatimin e korridorit strategjik Indi – Lindje e Mesme – Europë (IMEC). Gjonaj Group, shpalli interesin për investime konkrete në fushën e energjisë së pastër diellore, në mënyërë direkte apo së bashku me partnerë italianë.
Pjesëmarrësit u mikpritën nga Z. Antonio Tajani, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë. Forumi përfshiu diskutime të rëndësishme në nivel institucional si dhe panele të dedikuara për energjinë, lidhshmërinë digjitale dhe zhvillimin e infrastrukturës, duke theksuar rolin kyç të IMEC në ridimensionimin e rrjeteve globale të tregtisë dhe logjistikës.
Drejtuesi i lartë i Gjonaj Group Holdings Z. Gentian Jahja zhvilloi takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të industrisë dhe institucioneve ndërkombëtare, ku u prezantuan projektet e energjisë së Gjonaj Group dhe interesi për investime të mëtejshme. Ndër më të rëndësishmit ishin takimet me Z. Hugo Yon, Zv.Asistent Sekretar i Parë në Departamentin Amerikan të Shtetit, në Byronë e Ekonomisë, Energjisë dhe Biznesit; Z. Marco Consalvo, President i Trieste Marine Terminal; Z. Andrea Fischetti, Koordinator i IMEC në Ministrinë e Jashtme të Italisë; Z. Zoran Dimitrevski, Zv. Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut; Z. Ahmed Shash, diplomat i Ministrisë së Jashtme të Egjiptit; Z. Afaq Hussain, një ekspert i njohur në çështjet e korridoreve ekonomike ndërkombëtare dhe bashkëpunimit ndër-rajonal, etj. Gjithashtu, takime u zhvilluan edhe me përfaqësues të Universitetit të Denverit, Atlantic Council, International Chamber of Shipping, The Levant Express, etj.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet është pjesë e strategjisë së Gjonaj Group Holdings në forcimin e mëtejshëm të prezencës në arenën ndërkombëtare dhe në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme sidomos në sektorin e energjisë me partnertët italianë dhe ndërkombëtarë por edhe në fushën e telekomunikacionit. Gjonaj Group ka investime në Itali përmes tre kompanive, INFOTelecom, Ener Trade dhe Promarketing.
Gjonaj Group Holdings falënderon Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Ministrinë e Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane për ftesën dhe organizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm, si dhe të gjithë partnerët dhe bashkëbiseduesit për diskutimet produktive dhe frymëzuese.









