Gjonaj Group merr pjesë në Forumin e Biznesit në Abu Dhabi
Kryetari i Bordit Drejtues të Gjonaj Group Holdings, z. Marin Gjonaj ka marrë pjesë si i ftuar në takimin “Abu Dhabi & Balkan Matching & Networking Event” në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky forum biznesi u organizua nga Dhoma e Tregtisë së Abu Dhabit. Përfaqësues të lartë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Kulturës së Emirateve, Universiteti i Abu Dhabit, Autoriteti i Investimit dhe anëtarë të qeverive dhe bizneseve të mëdha nga Ballkani dhe bota arabe, patën mundësinë të takohen dhe të shohin mundësitë e investimeve të përbashkëta.
Gjatë këtij takimi biznesi, z. Gjonaj zhvilloi takime me z. Shamis Ali Khalfan Al Dhaheri, Nënkryetar dhe Drejtor i Përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë së Abu Dhabit, Dr. Hanai Atatreh, aksioner kryesor i Platinium Group, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë së Abu Dhabit, të fushës së telekomunikacionit dhe energjisë, etj.
Në fjalën e tij, ai i ftoi partnerët nga Emiratet për të investuar në Shqipëri në sipërmarrje të përbashkëta. Gjonaj Group Holdings, krahas investimeve ndërkombëtare në telekomunikacion dhe energji, së fundi është fokusuar në ndërtimin dhe menaxhimin e parqeve fotovoltaike në rajonin e Ballkanit perëndimor.