Për të zbukuruar sado pak këtë ditë të veçantë për zonjat e zonjushat e grupit tonë, Gjonaj Group Holdings, vendosi që të përshëndesë secilën prej tyre me një surprizë të veçantë që i priste në tryezat e tyre në mëngjes.
Me ardhjen në zyrë, u përshëndetëm nga aroma e freskisë së luleve natyrale dhe kartolina me një urim të dedikuar zanor, i cili mund të dëgjohet duke skanuar kodin QR.
Grupi ynë do të jetë gjithmonë mbështetës e mirënjohës i punës tuaj të palodhur.
Jemi të lumtur e krenarë, që 53% e punonjësve të grupit tonë janë femra.