Skip links

Gjonaj Group Academy nis trajnimet për studentët

Gjonaj Group Training Academy, ka nisur serinë e trajnimeve me studentët. Trajnimi i parë është bërë në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, nënshkruar pak ditë më parë me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Një grup studentësh të këtij fakulteti nga dega e administrim-biznesit,  vizituan zyrat qendrore të Gjonaj Group, ku u pritën nga drejtuesit e kompanive.

Më tej ata morën pjesë në trajnimin me temë “Komunikimi në Biznes”, i përgatitur dhe i dhënë nga Drejtoria e Komunikimit Strategjik. Gjithashtu, studentët janë njohur me mundësitë e praktikave mësimore dhe punësimit pranë kompanive të Gjonaj Group.

Gjonaj Group Training Academy, krahas trajnimeve për stafin e kompanive, një vëmendje të veçantë do i kushtojë edhe bashkëpunimit dhe komunikimit institucional me universitetet dhe zyrat e punës në vend, me qëllim fuqizimin e dijeve organizative dhe kualifikimin e vazhdueshëm të punonjësve.  

Leave a comment

This website uses cookies to improve your web experience.