Promarketing u është gjendur pranë vogëlushëve me probleme shëndetësore, që po marrin kurim pranë Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
Promarketing së bashku me Gjonaj Group u gjendën pranë vogëlushëve me probleme shëndetësore, që po marrin kurim pranë Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Një festë është organizuar enkas për fëmijët në mjediset e spitalit, të cilët kanë kaluar disa orë të këndshme në shoqërinë e animatorëve, lojërave dhe muzikës. Gjonaj Group, në kuadër të përgjegjësisë sociale të korporatës, përgjatë vitit 2024 i ka dhënë rëndësi arsimit dhe përkujdesjes për të rinjtë dhe fëmijët shqiptarë, me marrëveshje universitare dhe projekte të ndryshme sociale.
E pranishme në këtë festë, Drejtoresha Ekzekutive e Promarketing dhe njëherazi anëtare e Bordit Drejtues të Gjonaj Group, znj. Fationa Gjonaj, uroi vogëlushët për shërim sa më të shpejtë, dhe kthim sa më parë tek lodrat dhe librat. “Me rastin e 1 Qershorit, Festës së Fëmijëve, ne kemi zgjedhur të jemi pranë jush, të gëzojmë vogëlushët dhe të qëndrojmë sa më afër prindërve. Një urim nga zemra për fëmijët për festën nga unë jo vetëm si një drejtuese biznesi, por mbi të gjitha si një nënë. Ne falënderojmë përzemërsisht për bashkëpunimin Spitalin e Pediatrisë, Drejtoreshën Prof. Dr. Alma Cani, dhe QSUT që na mundësoi organizimin e këtij eventi. Ky partneritet do të vazhdojë në mënyrë të padiskutueshme. Ne, si Gjonaj Group, do të vijojmë të rritim përgjegjësinë tonë sociale, traditë kjo prej një dekade, e të gjitha kompanive tona të grupit. Gëzuar festat fëmijë, dhe uroj të jeni të lumtur gjithmonë”, tha Znj. Gjonaj në përshëndetjen e saj.
Drejtoresha e QSUT, Prof. Dr. Alma Cani falënderoi Gjonaj Group për mbështetjen dhe ju uroi vogëlushëve një festë të bukur. “Jam shumë e lumtur që jam këtu mes jush këtë ditë, dhe në këtë festë të fëmijëve tanë. Kush gëzon zemrat e fëmijëve mbron të ardhmen. Sepse ju të dashur fëmijë, jeni mjekët tanë, profesorët tanë, inxhinierët e ekonomistët tanë të ardhshëm. Shqipëria do të jetë e nderuar me fëmijë të mrekullueshëm si ju që do bëheni profesionistët e të ardhmes. Uroj të rriteni të shëndetshëm dhe të gëzuar. Ju urojmë gëzuar festën tuaj! Falënderime Grupit Gjonaj për këtë festë kaq të bukur që realisht na ka zbukuruar ditën. Jeni ju fëmijë të dashur që na zbukuroni ditën dhe jetën” tha Prof. Cani në përshëndetjen e saj.
Më pas Prof. Cani dhe Znj. Gjonaj kanë shpërndarë dhurata për të gjithë fëmijët e shtruar në spitalin e Pediatrisë me urimin që kjo festë, të sjellë shëndet të plotë dhe lumturi për ta. Në vijim, në një takim me mjekët, Znj. Gjonaj i ka përshëndetur dhe përgëzuar ata, për punën e tyre të shkëlqyer në shërbim të fëmijëve.
Promarketing u uron të gjithë fëmijëve shqiptarë, Gëzuar Festën e 1 Qershorit!